Këtë nishan të Eres mund t’ia shihte vetëm një njeri!

Këngëtarja e hitit “Bon Bon”, e cila po synon karrierë ndërkombëtare, është mjaftë e pranishme në rrjete sociale, ku e promovon punën e saj, por edhe shkruan për gjëra të ndryshme.

Era realizon edhe shumë foto nga më të ndryshmet. Zakonisht shfaqet provokuese, por kryesisht me shumë stil. Edhe në fotografinë e fundit, ajo duket bukur dhe mjaftë e zhveshur.

E, në këtë foto zbulohet edhe një nishan që deri më tani nuk ka rënë në sy, së paku nga publiku, sepse dikush i veçantë për të mund t’ia ketë parë me kohë, shkruan Kosovarja.

Era ka premtuar projekte të reja për vitin e ri 2018, vit të cilin mezi po e pret.

Ndryshe, në vitin 2017 ajo kishte mjaftë suksese në muzikë, por jo edhe në jetën private, pasi u nda nga i dashuri dhe menaxheri i saj.