Vrasja e Florencit, reagim i ashpër nga Nora Istrefi

Rasti dhe vdekja e të riut shqiptar në mënyrë makabre në Francë ka bërë që shumë emra të njohur të skenës ta shprehin mllefin e tyre, shkruan lajmi. Pos Noizyt dhe Getinjos është edhe Nora Istrefi ajo që ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

Ajo ka hedhur një fotografi në Instastory ku kërkoi drejtësi për Florencin, duke thënë se ai është vëllai ynë shqiptar prandaj duhet ngritur zërin për të.