DREJTUESIT E PARË TË SHËRBIMIT SEKRET KOMUNIST NË VITIN 1945

Nga jugosllavët, sipas formulave që ata sillnin, nën modelin e OZN-s (Organizacija Zashtite Naroda), u ngrit më 14 dhjetor 1944 struktura kriminale me emër humanitar e quajtur Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit (DMP), në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, në krye të së cilës ishte Koçi Xoxe. DMP përbëhej në qendër nga 4 – 5 seksione të ndarë sipas profileve. Nën këta vepronin tri SEMP-e (Seksioni i Mbrojtjes së Popullit) si vijon:
SEMP-i i Tiranës (me Durrësin e Elbasanin) me drejtues Bako Dervishin.
SEMP-i i Beratit (me Korçën, Gjirokastrën e Vlorën) me drejtues Niko Cetën.
SEMP-i i Shkodrës (me Kukësin e Peshkopinë) me drejtues Zoi Themelin.

Klikoni linkun per me teper