GJERMANËT NA OFRUAN SHTET TË PAVARUR, KOSOVËN DHE ÇAMËRINË

Nga Mustafa Merlika Kruja – dokumenti që hedh dritë mbi çështje të rëndësishme të viteve 1939-1943

Cilat ishin arsyet që e shtynë një nacionalist të paepur si Mustafa Merlika Kruja, përfaqësuesi i qeverisë shqiptare në Konferencën e paqes, të merrte përsipër rolin e kryeministrit të një qeverie fashiste? Ky dokument i rrallë na shpjegon jetën dhe arsyet e një “të munduri”, një ndër të shumtët patriotë që dhanë ndihmesën e tyre për themelimin dhe ndërtimin e shtetit shqiptar të pavarur. “Paraqitja personale” e Mustafa Merlika Krujës, botohet për herë të parë në shqip. Frëngjisht në origjinal, është pjesë e dokumenteve për kërkim të azilit politik në SHBA që Mustafa Merlika Kruja bëri më 1952, nga Aleksandria, 8 vjet pas largimit nga Shqipëria. Mustafa Merlika Kruja vdiq në Niagara Falls, SHBA, më 27. 12. 1958. / ballikombetare.info/

Klikoni linkun per te lexuar artikullin e tere