Kontributi i Ferhat bej Dragës në çështjen kombëtare dhe shkrime disonante për personalitetin e tij

Në mars të vitit 1935 është themeluar organizata studentore “Besa” në Beograd. Njëri ndër themeluesit dhe anëtarët e saj ka qenë edhe Ferhat Draga, i cili është përpjekur për të përhapur idenë për Shqipërinë Etnike, bashkimin e shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera nën Jugosllavinë. Ai mori pjesë si ndërlidhës midis ambasadës italiane dhe organizatës “Besa” të Beogradit, anëtarë të së cilës ishin edhe Ibrahim Lutfiu, Qazim Bllaca, Sokol Dobroshi, Shaip Kamberi, Xhevdet Pallaska e të tjerë. Ferhat Draga ka qëndruar në krye degës së Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” (1934-1939). Ai ka pasur lidhje të vazhdueshme me qeverinë e Tiranës dhe personalisht me Ahmet Zogun. Si përfaqësues i lëvizjes nacionaliste dhe irredentiste, ai u bë figura më me autoritet në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare nën Jugosllavinë. / gazetainfopress /

Kliko linkun per te pare artikullin e tere